“Ne duhet ti japim mundësi diasporës tonë që të shprehet”, mendon ministri Xhemail Çupi në Klan Debat. Sipas tij, ata janë ajka e shoqërisë sonë dhe janë të pandikueshëm nga politika vendore.
Profesori Bashkim Selmani e kundërshtoi ministrin Çupi për arrijtet e tij dhe qeverisë në fushën e ndaljes së migrimit. Ai përmendi disa lloje të diskriminimit që institucionet shtetërore, sipas tij, ua bëjnë shqiptarëve, duke përmendur universitetet, kulturën, investimet kapitale e të ngjashme.
” Sistemi demokratik është ipërbërë prej pozitës dhe opozitës. A kemi ne këtu pozitë dhe opozitë? Ky është ministër që vjen nga një parti që hyn e del nga qeveria. Apo ajo partia tjetër”, tha Selmani.
“O profesor, përmbahu, përmbahu”, u shpreh ministri Çupi./KlanMacedonia