Zlatko Kokanovic, një fermer serb 48-vjecar dhe bashkëfashatërë të tij, janë nismëtarët e një proteste mbarëkombëtare për të ndaluar ndërtimin e minierës së parë eurpiane të litiumit të Rio Tinto, duke paralajmëruar se ajo do të shkaktojë ndotje të madhe të tokës së tyre e do të rrezikojë shëndetin publik.
Kokanovic, baba i 5 fëmijëve, i cili zotëron 30 hektarë tokë dhe prodhon deri në 100 mijë litra qumësht në vit, paralajmëron se substance të tilla si arseniku dhe acidi sulfurik që përdoren në procesin e lituimit do të shkaktojnë ndotje të rëndë.
“Ujë dhe ndotje e ajrit, zhurmë, pluhur dhe natyrisht shkatërrim i kësaj pjese kaq të bukur të Serbisë sonë…E gjitha në dëm të shëndetit dhe ambientit, ne mënyrë që Europa të çlirohet nga varësia kineze dhe që ata të jetojnë shëndetshëm me fëmijët e tyre.”
Muajin e kaluar, Serbia i dha serish licencën kompanisë shumëkombëshe Rio Tinto për të ndërtuar atë që do të ishte miniera më e madhe e litiumit në Europë në rajonin e Jadar në perëndim të Serbisë, dy vite pasi u anulua për shkak të protestave të grupeve ambientaliste.
Paralajmërimet për dëmet që efektet dëmtuese të minierës, shtynë Kokanovic dhe fqinjët e tij në fshatin e Gornje Nedeljice të motivonin mijëra njerëz rreth vendit për pjesëmarrje në protesta gjatë muajit të kaluar.
Manifestuesit i dhanë kohë qeverisë deri në 10 gusht për të miratuar një ligj që do të ndalonte eksplorimin e litumit.
Por qeveria e konsideron këtë projekt si thelbësor për të stimuluar ekonominë në vështirësi, dhe deri më tani nuk e konsideruar kërkesën.
Fermeri paralajmëron se protestat do të përshkallëzohet nëse qeveria nuk tërhiqet./a2cnn