Mini – CERN në Ballkan i financuar nga Zvicra – Ambasadorja e Zvicrës, Baumann: Presim realizim deri në vitin 2030

Duke pasur parasysh tensionet e përjetshme në Ballkan, ndërhyrjen e politikës në çdo projekt, në kurriz edhe të shkencës, për realizimin e të ashtuquajturit “Mini-CERN” u zotua Qeveria e Zvicrës, prej nga vjen në fakt ideja. Në kufirin zvicerano-francez ndodhet CERN-i i madh, ose Instituti Evropian për Kërkime Bërthamore, sipas modelit të të cilit pritet të financohet ai ballkanik – me fonde evropiane dhe para të destinuara për një infrastrukturë të madhe kërkimore. Diplomacia shkencore është diçka për të cilën Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka shumë shpresa, si një nxitje për të lehtësuar edhe proceset politike, thotë në një bisedë për Klan Debat, ambasadorja Alexandra Baumann, përgjegjëse e këtij projekti.

“Për Zvicrën, diplomacia shkencore, ose bashkimi i shkencës dhe diplomacisë së bashku, është një aspekt shumë i rëndësishëm i punës diplomatike që bëjmë. Ky projekt u mundëson shkencëtarëve nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor të bashkohen për të punuar drejt qëllimeve më të larta. Komiteti drejtues i këtij projekti i kërkoi Ministrisë sonë të Jashtme që të lehtësojë procesin dhe ne tashmë po e bëjmë këtë. Prandaj sot jam nikoqir i grupit të punës. Ju po më pyesni për afate, shpresojmë që deri në vitin 2030 ky projekt të realizohet. Por ne duhet të punojmë për këtë qëllim”, deklaroi ambasadorja Baumann për Klan Debat me Biljana Georgievskan./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share