Milot Rashica ka arritur në Stamboll, ku në aeroport është pritur nga tifozë të Beshiktashit.
Ai dukej i lumtur me pritjen e ngrohtë që iu bë në Turqi.
“Çfarë mesazhi keni për tifozët e Beshiktashit?”, ishte pyetja që iu bë futbollistit nga gazetarët turq.
“Jam shumë i lumtur dhe i emociunuar që ndodhem këtu” , pasoi përgjigjja që erdhi nga futbollisti i njohur kosovar.
Milot Rashica është transferimi më i ri i skuadrës turke, Beshiktash.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës, do të firmos kontratë 3 vjeçare me ekipin turk, transmenton KlanKosova.tv
Ai do të transferohet nga ekipi anglez ,Norvich City me vlerë mbi 5 milionë euro drejt skuadrës së Beshiktashit.
🇽🇰 Milot Rashica, Beşiktaş için İstanbul'a geldi! 🛬 pic.twitter.com/qrjyxsKhVR
— A Spor (@aspor) August 15, 2023