Deputeti i VMRO-DPMNE-së , Antoni Milloshoski në fjalimin e tij me kritika të ashpra ndaj Qeverisë së re teknike, duke nënvizuar për shkak të tradhtisë së LSDM-së, gjegjësisht Kovaçëvskit dhe Mariçiqit, Republika e Maqedonisë së veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet.
Milloshoski gjithashtu përmendi edhe shumë afera, e tendera “me flamuj evropian” dhe se si partia e Xhaferit është shndërruar në parti kazinosh dhe lojra të fatit.
VMRO-ja nuk do ta votoj qeverinë e Xhaferit.
“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojnë për këtë qeveri, së pari se vendin e kryeministrit nuk duhet ta zë partia e cila nuk ka numrin më të madh të deputetëve, dhe e dyta nuk duhet që vendin e kryeministrit ta ketë partia e cila ka numrin më të madh të aferave korruptive.