“Gati t’u ndihmojmë Bullgarëve në RMV në “Betejën” para gjykatave”
Maqedonia e Veriut nuk ka afate për zbatimin e kërkesave të propozimit francez, që ishte kusht për “dritën jeshile” nga BE-ja për procesin e skriningut që do të zgjasë deri në fund të vitit. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm I Bullgarisë, Nikolaj Milkov, për televizionin publik bullgar duke shtuar se pa futjen e Bullgarëve në Kushtetutë nuk nis procesi negociues me BE-në, njofton KlanM.
“Shpresoj të kenë mirëkuptim dhe do të mendojnë për perspektivën evropiane. Topi është në terrenin e tyre. Nuk kanë afat për zbatimin e propozimit francez. Kur ta realizojnë atëherë do të hapet faza e parë e procesit negociues”,tha Nikolaj Milkov.
Ushtruesi i detyrës Ministër I Jashtëm I Bullgarisë, Nikolaj Milkov, ka potencuar se ekziston një rritje e tensioneve në raportet Shkup – Sofje, sic tha, për shkak të veprimeve të ndryshme që I ka cilësuar si armiqësore. Me këtë rast, sic njofton KlanM, ai ka përmendur raste, sic tha, ku Bullgarët maqedonas kanë qenë të maltretura dhe se Bullgari është gati t`u ndihmojë gjatë dorëzimit të ankesve në gjykatat evropiane dhe të vendit. /KlanMacedonia/