Militantë të lidhur me ISIS-in vrasin 40 nxënës në Uganda, ua dogjën trupin – duhet ADN-ja për t’i identifikuar

Ekstremistë të lidhur me Grupin e Shtetit Islamik, ISIS, kanë vrarë rreth 40 persona një shkollë në Ugandën perëndimore, ku shumica prej tyre janë nxënës.

Përveç të vrarëve, ISIS-i ka rrëmbyer edhe disa vajza, ndërsa tetë të plagosur janë në gjendje kritike.

Fajtor për sulmin makabër, sipas autoriteteve, është Forca Demokratike Aleate, e cila me bazë është në Republikën Demokratike të Kongos, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa, rreth pesë rebelë të dyshuar të Forcës Demokratike Aleate, kanë kryer sulmin, duke djegur ndërtesat e shkollave dhe plaçkitur dyqanin e ushqimit, tha ushtria e Ugandës.

Disa prej trupave thuhet se janë djegur keq dhe do të duhet të kryhen teste të ADN-së për t’i identifikuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share