Miliona jetë në Ukrainë janë nën kërcenim këtë dimër

Presidenti ukrainas ka kërkuar që të kursehet energjia, sistemi shëndetësor në ditët e tij më të errëta

Presidenti Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje ukrainasve që të kursejnë energjinë mes sulmeve të pamëshirshme ruse që tashmë kanë përgjysmuar kapacitetin e energjisë së vendit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një fatkeqësi humanitare në Ukrainë këtë dimër. Ekspertët janë shprehur se miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin Kiev, mund të përballen me ndërprerje të energjisë të paktën deri në fund të marsit. Qytetarët në qytetin jugor të Khersonit të çliruar së fundmi mund të aplikojnë për t’u zhvendosur në zona të sigurta.

Temperaturat kanë filluar të bien nën zero dhe pritet të bien në -20 Celsius ose edhe më të ulëta në disa zona gjatë muajve të dimrit. Rusia ka vënë në shënjestër objektet e energjisë ukrainase me sulme me raketa pas një sërë pengesash në fushën e betejës që kanë përfshirë tërheqjen e forcave të saj nga qyteti Kherson në bregun lindor të lumit Dnipro.

“Dëmi sistematik i sistemit tonë energjetik nga sulmet e terroristëve rusë është aq i konsiderueshëm sa të gjithë njerëzit dhe bizneset tona duhet të jenë të ndërgjegjshëm për të konsumuar energji ”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij.

Sistemi shëndetësor i Ukrainës po përballet me ditët e tij më të errëta në luftë deri më tani veçanërisht të moshuarit, gratë me fëmijë dhe ata që janë të sëmurë ose të paaftë janë më të cenuarit. Repartet e maternitetit kanë nevojë për inkubatorë, bankat e gjakut kanë nevojë për frigoriferë dhe shtretërit e kujdesit intensiv kanë nevojë për ventilator, ka bërë të ditur Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ndërprerjet e energjisë dhe goditjet e Rusisë në infrastrukturën energjetike ishin pasojat e mungesës së dëshirës së Kievit për të negociuar. Ai gjthashtu ka përsëritur se Rusia nuk po kërkon një ndryshim të qeverisë në Ukrainë .

Ndërkaq sulmet vijonë në pjesën lindore të Ukrainës, ku deri më tani janë rregjistruar deri në 700 sulme. Gjithashtu shërbimi i sigurisë i Ukrainës dhe policia bastisën një manastir 1000-vjeçar të krishterë ortodoks në Kiev, mes frikës së spiunëve ruse.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share