Besimtarët myslimanë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut mbushën xhamitë dhe kryen lutjet në ditën e Kurban Bajramit. Shumë besimtarë në Lindjen e Mesme uruan ditë më të mira për rajonin e përfshirë nga konfliktet dhe trazirat.
“Zoti u sjelltë lumturi të gjithëve dhe i bashkoftë të gjithë myslimanët, veçanërisht ata në vendet ku ndoshta nuk janë aq të lumtur sa ne, vëllezërit tanë në Palestinë, Sudan, Siri dhe Irak.”
“Ne duhet të shpresojmë gjithmonë. Nëse nuk ka shpresë, njerëzit do të humbasin. Ne jetojmë me shpresën, se çdo ditë do të bëhet më mirë se dje”.
Dita e Kurban Bajramit shënohet me flijimin e një kafshe dhe shpërndarjen e ndihmave për të varfrit në mënyrë që edhe ata të festojnë këtë ditë të rëndësishme të kalendarit fetar.
Klan News