SPALLETI: GJËJA MË E RËNDËSISHME ËSHTË TË FITOJMË
Italia dhe Maqedonia e Veriut sonte në stadiumin e “Olimpiko” të Romës, në praninë e mbi 70 mijë tifozëve, do të zhvillojnë ndeshjen e raundit të shtatë në grupin “C” për kualifikim në Euro 2024. Takimi fillon në orën 20:45..
Stërvitja e fundit e përfaqësueses së Maqedonisë Veriut para ndeshjes së sotme me Italinë nuk i zbuloi dilemat sa i përket formacionit. Seleksionuesi Milevski vlerëson maksimalisht ekipin e Italisë por shprehet se nuk janë në Romë si turistë, ndërsa në formacion nuk do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar.
“Kur punosh si punëtor sportiv , normalisht gjithmonë shpresosh të kesh paraqitje të suksesshme dhe punë të mirë. Kështu që nuk ndryshon asgjë edhe në këtë raste, për këtë jemi këtu. Nuk kemi ardhur si turistë, por kemi ardhë që të nxjerrim çka është e mundshme sa më tepër dhe maksimumin nga kjo ndeshje” – deklaroi Bllagoja Milevski.
Kapiteni Enis Bardhi dhe futbollisti Elif Elmaz theksuan se vendasit kanë ngarkesë më të madhe pasi patjetër duhet të fitojnë dhe kjo është përparësia që duhet shfrytëzuar.
“Është një ndeshje shumë me rëndësi, besoj që edhe pse me presion Italia edhe ne duhet të kemi presion pasi që përgatitemi për diçka shumë të madhe dhe besoj që vitet e ardhshme me këtë ekip të ri mund ta quaj sepse kemi lojtar shumë të ri në reprezentacion dhe se duhet të përgatitemi për diçka të madhe dhe të mendojmë vetëm për gjëra të suksesshme që i takojnë këtij reprezentacioni” – deklaroi Enis Bardhi.
“Sinqerisht pres një ndeshje të mirë. Luajmë me një reprezentacion kualitativ. Gjithashtu ka një atmosferë të mirë këtu në Romë do të ketë shumë shikues. Kështu që pres të dalim në terren të dëshmojmë at që e kemi treguar deri tani kundër një Itali të madhe. Veçanërisht nga asnjë nga lojtarët nuk frikohemi, kështu do të jetë edhe nesër” – tha Elif Elmas.
Nga an tjetër Luçiano Spaleti theksoi se ndeshja kundër Maqedonisë është shumë e rëndësishme dhe Italia thjesht duhet të fitojë.
“Nga ndeshja e fundit me Maqedoninë kemi analizuar mjaftueshëm dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për të korrigjuar veten dhe për të qenë më të mirë. Ne punojmë çdo ditë me teknologjinë më të fundit të mblesërisë. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe më pas do të analizojmë gjithçka tjetër”– deklaroi Spaleti.
Ndeshja Itali – Maqedoni e Veriut luhet sonte në stadiumin “Olimpiko” në Romë me fillim në orën 20:45, drejtësi do të ndajnë arbitra nga Gjermania. Po në të njejtën kohë zhvillohet edhe takimi tjetër i Grupit C, Anglia – Malta. /KlanMacedonia/