Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi

Milenko Nedellkovski u emërua drejtor i ri ekzekutiv i klubit të futbollit “Vardar”. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të tifo grupit “Komitët”, si përfaqësues të 15% të aksioneve të klubit, të cilat sipas marrëveshjes janë në pronësi të shoqatës “35 vjet vardaras Shkup”, dhe pas mbledhjes, tifo grupi “Komitët” shprehen se janë kundër këtij vendimi.

“Lidhur me propozimin e shumicës së aksinarëve, për emërimin e personit Milenko Nedellkovski për drejtor ekzekutiv, Asociacioni është deklaruar kundër, sepse mendojmë se personi Milenko Nedelkovski nuk posedon karakter dhe aftësi morale, as nuk posedon kompetenca dhe vizione që janë të përshtatshme për bartësin e një pozicioni të tillë përgjegjës në një brendi kombëtare dhe popullor siç është KF Vardar”, thonë mes tjerash nga tifo grupi “Komitët”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share