Milan siguron transferimin e Strahinja Pavlovic për 20 milionë euro

Milan ka arritur më në fund të sigurojë shërbimet e mbrojtësit serb Strahinja Pavlovic, pas dështimeve në merkato me Lillian Brassier dhe Alessandro Buongiorno. Pavlovic, 23 vjeç, i cili ka shkëlqyer me Salzburgun, është pranë kalimit në “San Siro” për një shumë prej 20 milionë eurosh.

Pavlovic pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Milanin, nga e cila do të përfitojë më shumë se 1 milionë euro në sezon. Pavarësisht moshës së tij të re, Pavlovic ka një përvojë të konsiderueshme, duke luajtur 36 ndeshje për Salzburgun sezonin e fundit dhe duke qenë një pjesë kyçe e Kombëtares serbe me 38 ndeshje ndërkombëtare.

Transferimi i tij pritet të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share