Milan rikthehet tek fitorja

Kuqezinjtë mposhtin Lazion, afrohen me grupet e Champions League

Milan rikthehet tek fitorja në kampionat dhe ngjall shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë nuk toleruan aspak ndaj Lazios, për ta dominuar dhe mposhtur me shifrat 2-0.

Pas gjysmë ore loje, Theo Hernandez “shpiku” një goditje nga jashtë zonës për të tundur sërish rrjetën e kryeqytetasve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një gol tepër i bukur nga ana e realizimit, me Milan që tashmë ngjitet në kuotën e 61 pikëve. Ndërsa Lazio e dorëzuar në garën për titull rrezikon edhe duelin për një vend në Champions League.

Bardhekaltërit pësuan humbjen e tretë në katër sfidat e fundit, duke mos arritur t’i arratiset rivalëve.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share