Milan gjithnjë e më shumë amerikan

Mesfushori Musah i tha “po” kuqezinjve, për sulmin pëlqehet futbollisti i Portos, Taremi

Milani është afër realizmit të një tjetër goditjeje amerikane. Pas ardhjes së Christian Pulisic, kuqezinjtë kanë gjetur akordin e dhe me Yunus Musah, mesfushor i Valencias. 20-vjeçari zotëron 4 pasaporta, atë amerikane, italiane, angleze dhe ganeze dhe e kompleton mesfushën e Stefano Piolit, pas ardhjes së Loftus Cheek dhe Reijnders, që kryen të martën vizitat mjekësore.

Drejtuesit e Milanit kanë arritur akordin me lojtarin, ku i kanë ofruar 2 mln Euro në sezon. Tani duhet marrë konfirmimi i Valencias, që kërkon 25 mln Euro për kartonin e tij. “Djalli” ka gati 18 mln Euro, ndërsa mund të shkojë deri në 20 mln Euro me gjithë bonuset. Vullneti i lojtarit do të jetë vendimtar, ndërsa synimi i drejtuesve kuqezinj është ta mbyllin akordin brenda javës.

Një tjetër objektiv i Milanit është edhe Mehdi Taremi. Drejtuesit Moncada dhe Furlani i kanë paraqitur një ofertë zyrtare klubit luzitan për sulmuesin iranian, prej 13 mln Eurosh. Por Porto e konsideron këtë shifër të pamjaftueshme, që kërkon të paktën 20 mln Euro, edhe pse kontrata i skadon në vitin 2024. Iraniani që e mbylli sezonin e shkuar me 31 gola në 51 takime, e dëshiron transferimin te kuqezinjtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share