Mikrobakteri për lentet inteligjente

Do të karikohen nga një reaksion kimik që lind nga lotët

Ideohet mikrobateri për lentet e kontaktit inteligjente, që nëpërmjet një enzime në lot gjeneron elektricitet falë një reaksioni kimik. Idea avantguard për krijimin e lenteve prej kohësh është në fokusin e kërkuesve, por universiteti i Singaporit duket se ka arritur një rezultat konkret.

Vështirësia më e madhe ka qenë karikimi i këtyre minipajisjeve. Por ekipi i kërkuesve në fjalë ka ideuar një mikropajisje prej gjysëm milimetri, që do furnizoje smart-lentet nëpërmjet një reaksioni kimik që lind nga lotët. Përdorimi i lenteve inteligjente ka si qëllim jo vetëm fushën e spiunazhit, por mbi të gjitha atë mjekësore, kryesisht në monitorimin e nivelit te glukozës, diagnostikimin e kancerit, por edhe të shkrepë foto me sy.

Deri me tani bateria që do implantohet ne sy është testuar në kopjen e një syri njerëzor të realizuar në laborator dhe ka rezultuar me sukses. Megjithatë priten përmirësime të mëtejshme për të kaluar në fazat më të avancuara të testimeve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share