Mike Pence dëshmon në procesin ndaj Trump

Ish-zevendëspresidenti u pyet për 7 orë gjatë një seance me dyer të mbyllura

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka dëshmuar para një jurie të madhe federale në Uashington  që po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që një zëvendëspresident thirret për të dëshmuar.

Ish-zëvendëspresidenti u thirr për të dëshmuar në fillim të këtij viti, por avokatët e Trump kundërshtuan, duke përdorur si argument privilegjin ekzekutiv. Pence, kishte rolin ceremonial të drejtonte seancën e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga Kongresi, por nuk kishte kompetencë të ushtronte ndikim tek rezultatet.

Dëshmia e Pence vjen në një moment kyç për Trump i cili pritet të kandidojë për garën presidenciale të vitit 2024-ës. Joe Biden tashmë ka konfirmuar rikandidimin duke risjellë një përballje të parë pak vite më parë. Biden shpreson të njëjtin rezultat fitues ndaj Trump, pavarësisht zërave skeptikë për moshën e madhe të presidentit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share