ISH-ZEVENDESPRESIDENTI U PYET PER 7 ORE GJATE NJE SEANCE ME DYER TE MBYLLURA
Mike Pence ka dëshmuar para një jurie të madhe që po heton përpjekjet e Donald Trump për përmbysjen e rezultateve te zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Seanca e pyetjes se ish-presidentit u zhvillua me dyer të mbyllura.
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka dëshmuar para një jurie të madhe federale në Uashington që po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit te zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që një zëvendpresident thirret për të dëshmuar.
Dëshmia e Pence zgjati rreth shtatë orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, që do të thotë se detajet e asaj që ai u tha prokurorëve që dëgjuan provat për këtë rast mbeten sekret.
Trump dyshohet se i bëri presion Pence për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe për të ndaluar transferimin paqësor të pushtetit.
Ish-zëvendëspresidenti u thirr për të dëshmuar në fillim të këtij viti, por avokatët Trump kundërshtuan, duke përdorur si argument privilegjin ekzekutiv.
Pence, kishte rolin ceremonial të drejtonte seancën e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga Kongresi, por nuk kishte kompetencë të ushtronte ndikim tek rezultatet.
Dëshmia e Pence vjen në një moment kyc për Trump i cili pritet të kandidojë për garën presidenciale të vitit 2024-ës. Joe Biden tashmë ka konfirmuar rikandidimin duke risjellë një përballje të parë pak vite më parë .
Biden shpreson të njëjtin rezultat fitues ndaj Trump, pavaresisht zerave skeptik per moshen e madhe te presidentit.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: REUTERS