Mike Johnson, kandidat për kryetar në Dhomën e Përfaqësuesve

Ky është kandidati i katërt i propozuar pasi tre të tjerë nuk arritën të fitonin mbështetjen e mjaftueshme

Republikanët kanë zgjedhur kongresmenin Mike Johnson si kandidatin e tyre të fundit për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai është kandidati i katërt i propozuar pasi tre të tjerë nuk arritën të fitonin mbështetjen e mjaftueshme. Johnson u zgjodh pas tre raundeve votimi. Zgjedhja e Johnson u njoftua nga Kryetarja e Konferencës Republikane të Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik.

Dhoma e Përfaqësuesve ka qenë pa kryetar dhe nuk ka qenë në gjendje të miratojë projektligjet që kur Kevin McCarthy u hoq nga posti më 3 Tetor. Mungesa e kryetarit ka shkaktuar ngërç teksa ligjëvënësit ende nuk po miratojnë ndihmën e administratës amerikane për Izraelin dhe Ukrainën, ose për të ndërmarrë hapa për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë që do të fillojë më 18 Nëntor.

Tom Emmer, ishte republikani tjetër që kandidojë por u tërhoq pasi nuk mori mbështetjen e duhur. Mbetet e paqartë nëse Johnson do të ketë 217 votat që i nevojiten për të fituar postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Mike Johnson është një avokat dhe ish-prezantues radiofonik i cili ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 2016. Ai është gjithashtu ish-kryetar i Komitetit të Studimeve Republikane. Në vitin 2020, Johnson u konsiderua si një lojtar kyç në përpjekjen për të kundërshtuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share