Më shumë se 5500 pelikanë kanë ngordhur javët e fundit në Peru pas ‘shpërthimit’ të gripit të shpendëve.
Plazhe të tëra janë mbushur nga kufomat e tyre dhe disa prej tyre janë gjetur në zonat e mbrojtura, raporton “BBC”.
Sipas biologëve, mbi 13.000 shpendë kanë ngordhur për shkak të përhapjes së gripit H5N1. Autoritetet peruviane kanë deklaruar alarmin shëndetësor për të parandaluar përhapjen në pulari.
H5N1 mund të përhapet mes zogjve me shpejtësi nëpërmjet pështymës dhe sekretimit të nevojave të tyre.
Përveç Perusë, gripi i shpendëve ka prekur Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpendët e egër janë më të prekurit, sidomos ata detarë./tvklan.al