Greva e aktorëve mund të zgjasë deri në fund të vitit

SAG-AFTRA and WGA Members and Supporters walks the picket line in support of the SAG-AFTRA and WGA strike at the Sunset Bronson Studios on July 14, 2023 in Los Angeles, California.

Shkrimtarët janë bashkuar grevën ndërsa projektet e reja kinematografike janë ndërprerë

Jason Sudeikis, Susan Sarandon dhe mijëra aktorë të tjerë u janë bashkuar skenaristëve në grevën më të madhe të Hollivudit në më shumë se gjashtë dekada.

Brian Cox, aktori kryesor në Suçession të HBO, i tha BBC-së se greva mund të zgjasë “deri në fund të vitit”. Bisedimet për një kontratë të re me studiot dhe gjigantët e transmetimit u ndërprenë të enjten, ku Screen Actors Guild (SAG) akuzoi Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit se nuk ishte e gatshme të ofronte një marrëveshje të drejtë. Rreth 160,000 interpretues ndaluan punën. Demonstratat kanë marrë mbështetje nga disa prej të famshmëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shumë njerëz po bëjnë disa punë njëherazi për shkak të kushteve të këqija. Shumë prej nesh mbështeten në të ardhurat e mbetura dhe që studiot të hezitojnë të na japin pjesën tonë të drejtë të të ardhurave të mbetura, është vërtet zhgënjyese dhe dëshpëruese.”

Aktorët kërkojnë që studiot dhe shërbimet e transmetimit të ofrojnë paga më të mira, tarifa më të larta, kontribute më të larta për të patur në të ardhmen edhe një pension të mirë. Jo vetëm kaq ata janë shprehur kundër përdorimit të inteligjencës artificiale cila mund të shkurtojë me kalimin e kohës vendet e punës.

Prodhimet e tjera të cilat mund të preken nga greva që priten të shfaqen në vazhdim janë, Deadpool  Gladiator, Stranger Things, Family Guy dhe The Simpsons. Premierat në tapetin e kuq, intervistat promovuese dhe ngjarjet duke përfshirë Emmys dhe Comic-Con, tashmë janë ndalur. Grevën e fundit aktorët e zhvilluan në vitin 1980 dhe zgjati 10 javë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share