Mijëra njerëz protestojnë në Madrid kundër kostos së lartë të jetesës

Qytetarët thonë se masat e marra nga qeveria spanjolle nuk mjaftojnë dhe duhet bërë më shumë

Rrugët në kryeqytetin spanjoll u mbushën nga mijëra protestues të cilët kanë bërë thirrje për rritje të pagave dhe pensioneve mes inflacionit që ka mbëthyer vendin.

Çmimet e ushqimeve, karburantit, dhe qirave së shtëpive janë rritur të gjitha dhe shumë qytetarë po përgatiten për ditë më të vështira me afrimin e muajve të ftohtë.

“Pagat po mbesin në vend numëro dhe është urgjente të bëhet një ndryshim. Njerëzit kanë humbur rreth 10% të fuqisë së tyre blerëse. Sa më të ulëta pagat, aq më e vështirë do të jetë për njerëzit të paguajnë qiranë e shtëpisë dhe për shumë gjëra të tjera të rëndësishme”.

Qeveria spanjolle ka prezantuar dy paketa ekonomike kundër inflacionit gjatë muajve të fundit duke subvencionuar benzinën dhe transportin publik.

Masa të reja me vlerë 3 miliardë Dollarë gjithashtu pritte të merren në të ardhmen por këta protestues thonë se kjo nuk mjafton. Protestat kundër  kostos së lartë të jetesës në Spanjë pasqyrojnë të njëjtin realitet  si në Francë, Belgjikë, Gjermani dhe Republikën Çeke.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share