Mijëra njerëz në Paris mbajnë protestë në mbështetje të Palestinës

Mijëra njerëz janë mbledhur sonte në kryeqytetin e Francës, Paris, për të shprehur mbështetje për Palestinën në vazhdën e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Protestuesit kundërshtuan sulmet izraelite në Gaza, duke mbajtur flamuj dhe pankarta dhe duke brohoritur slogane.

Konflikti në Gaza, nën bombardimet dhe bllokadën izraelite që nga 7 tetori, filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një ofensivë e befasishme nga shumë drejtime në qytetet kufitare izraelite.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare, pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet masive izraelite në Gaza, ndërsa shifra qëndron në më shumë se 1.400 njerëz në Izrael.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share