Mijëra njerëz marshojnë në Stamboll, bëjnë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gaza

Mijëra njerëz janë mbledhur për një ngjarje të titulluar “Mëshirë për dëshmorët tanë, mbështetje për Palestinën, mallkim për Izraelin” në xhamia gjatë lutjeve të mëngjesit për t’iu bashkuar një procesioni të organizuar nga një OJQ e Turqisë.

Sipas mediave të huaja, në këtë aktivitet morën pjesë 308 organizata joqeveritare (OJQ).

Pas lutjeve të mëngjesit në disa nga xhamitë kryesore të Stambollit të hënën, pjesëmarrësit u mblodhën në oborret e xhamisë, duke u lutur “për dëshmorët dhe palestinezët që humbën jetën në sulmet izraelite”.

Pjesëmarrësit thuhet se dhe brohoritën parulla si “Dëshmorët nuk vdesin kurrë, atdheu nuk do të ndahet”, “Tradhtarët bashkëpunëtorë do të japin llogari, vrasësi Izraeli do të përgjigjet”, “Vrasës Izrael, largohu nga Palestina”, “Gjaku ynë, jetët tona të sakrifikuara për Al Aksa” dhe “Përshëndetje Hamasit, rezistenca do të vazhdojë”.

Pas faljes së namazit, pjesëmarrësit filluan të marshojnë drejt urës së Galatas, duke mbajtur tabela në turqisht, arabisht dhe anglisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share