Viktima, qytete në errësirë dhe mijëra anulime fluturimesh përbëjnë “tablonë” që po mbizotëronnë shtetet amerikane për shkak të temperaturave të ulëta.
Sky NeWs shkruan se vetëm orët e fundit 3 persona kanë vdekur në Kentaki dhe mbi një milion familje kanë mbetur në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Linjat ajrore kanë anuluar më shumë se 3,900 fluturime në SHBA, duke ndërprerë udhëtimin për mijëra në mes të festës së Krishtlindjes. Sinoptikanët kanë paralajmëruar stuhi dhe rënie temperaturash deri në -45C në disa zona./tvklan.al