Mijëra fermerë gjerman dalin në protestë

Rritet frika se protestat mund të përshkallëzohen, kërkojnë që të mos hiqen subvencionet për naftën

Mijëra fermerë gjermanë dolën me traktorët e tyre  në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër planeve të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të shkurtuar subvencionet për naftën.

“Kjo ka të bëjë me të ardhmen e bujqësisë gjermane. Unë kam lindur në vitin 1966, djali im në vitin 2003 dhe aktualisht është duke kryer trajnime profesionale në këtë fushë. Unë jam këtu për të dhe miqtë e tij, për të protestuar në mënyrë që në të ardhmen të kemi një bujqësi të zhvilluar dhe të mos kemi nevojë të kemi gjithçka që na duhet nga vendet fqinje të BE-së ose Evropa Jugore, Afrika e Jugut ose Amerika Latine.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të gjithë ata që punonë në sektorin e bujqësisë janë të shqetësuar për planet e qeverisë për të tërhequr lehtësimet tatimore.

E gjendur ngusht qeveria e Sholz vendosi që taksa e automjeteve për bujqësinë të mbetet në fuqi, por subvencionet e naftës do të hiqen gradualisht gjatë viteve të ardhshme.

Megjithatë, kjo nuk mjafton për fermerët të cilët kërkojnë një rishikim të planeve për të taksuar më shumë fermerët.

Kërkesa e fermerëve ka fituar mbështetje nga konservatorët e opozitës dhe gjithashtu edhe nga disa  figura brenda partisë së Scholz. Por teksa fermërët protestojnë, frika është rritur se debati politik në vend po radikalizohet dhe se demonstratat mund të përshkallëzohen.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share