Sipas “Defense for Children International-Palestine”, forcat izraelite kanë vrarë dy herë më shumë fëmijë palestinezë në Rripin e Gazës gjatë muajit të kaluar sesa numri i përgjithshëm i fëmijëve palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor dhe Gazën së bashku që nga viti 1967. Siç raportojnë mediat e huaja, rreth 1350 fëmijë janë të humbur nën rrënoja.
Bazuar në shifrat e fundit nga zyrtarët shëndetësorë në Gaza të mërkurën, të paktën 4,324 fëmijë janë vrarë në bombardimet izraelite që nga 7 Tetori. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi të hënën se Gaza po shndërrohej në një “varrezë”.
Më poshtë fotot e fundit të kapura në Gaza që po bëjnë xhiron e rrjetit:
/tvklan.al