Mihailovski: Në RMV ta ndërtojmë jetën më të mirë që e kërkojmë jashtë vendit!

TË RINJTË E LSDM-së DHE MIGRIMI I TË RINJVE

Të rinjtë vet të vendosin për fatin e tyre dhe mos të lejojnë që të tjerët ta vulosin të ardhmen e rinisë – tha në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, Kryetari i të rinjve socialdemokrat, Marko Mihailovski. Sipas tij, kjo bëhet me kycjen në aktivizmin politik por edhe me daljen masive në zgjedhje.

Mihailovski shprehet se ka mekanizma për të parandaluar largimin e të rinjve nga vendi, por, sipas tij, të rinjtë duhet të binden se dikush angazhohet për mirëqenien e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tendenca e migrimit është drejt vendeve evropiane. Askush nuk largohet drejt lindjes ose në Rusi apo Kinë. Jetën më të mirë që e kërkojmë jashtë vendit, kur do ta mundësojmë në vendin tonë, të rinjtë do ta njohin këtë. Për këtë janë forumet rinore partiake që duhet të luftojnë me ngulm për këtë” – tha Marko Mihailovski – të rinjtë socialdemokrat.

Si një ndër mekanizmat që do të ndikonte në uljen e largimit të të rinjve, Mihailovski e sheh edhe tek synimi i vendit drejt BE-së, që vlerat evropiane të implementohen edhe në vendin tonë. Sipas tij, një fron evropian do të ishte një pikënisje e mirë në këtë drejtim.

“Mendoj se është e vetmja mënyrë për të thënë “Po ne kujdesemi për të ardhmen e vendit”. Për shkak se, kur disa struktura të caktuara duan ta minojnë procesin e progresit, duke thënë se të rinjtë po largohen e nga ana tjetër nuk ofrojnë alternativa dhe prandaj vlerësoj se nuk duhet të ketë alternativë tjetër përpos frontit evropian” – tha Marko Mihailovski – të rinjtë socialdemokrat.

Sipas Mihailovskit, tubimet partiake në këtë periudhë parazgjedhore, kanë për qëllim që të dëgjohen qytetarët, për t`I transferuar kërkesat e tyre edhe në programin zgjedhor.

Ai shpreson se fushata zgjedhore por edhe procesi zgjedhor të kalojë në atmosferë demokratike, për të çuar mesazhin se Maqedonia e Veriut ndanë vlerat evropiane dhe I implementon këto vlera edhe në procesin e zgjedhjeve.  /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share