Janë mbledhur dhjetra qytetarë, një pjesë e tyre deputet të VMRO-DPMNE-së bashkë me kreun Hristijan Mickoski të cilët kanë ardhur për të bërë homazhe tek varri i revolucionarit Goce Dellçev por kanë hasur në barrikada tek kalaja rruga që të çon tek varri, raporton Klan M.
Pas disa minutave pritje, kryetarit të VMRO-DPMN-së i është dhënë leje që të hyjë të vendos lule tek varri i Goce Dellçevit. /KlanMacedonia/