Aksidenti tragjik në Itali – mësohet identiteti i viktimave?!

Mësohet identiteti i tre shtetasve të RMV-së që mbrëmë humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali.

Nga MPJ-ja njoftuan se Ambasada e RMV-së në Romë ka marrë konfirmim me gojë nga institucionet kompetente italiane se bëhet fjalë për personat; Z.S (33) nga Makedonska Kamenica, A.K (31) nga Sasa – Makedonska Kamenicë dhe V.I (30) nga f.Pekljani – Vinicë.

Ata, sic percjell KlanM, kanë qenë në një makinë, kurse janë përplasur me automjetin që drejtohej nga 23 vjecari Italian, viktima e katërt e aksidentit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aksidenti ka ndodh mbrëmë vonë në qytetin Nica Monferato në provincën italiane Asti, pjesë e rajonit Piemont.

“Edhe pse për shkak të Pashkëve komunikimi me shërbimet italiane po zhvillohet në mënyrë të ngadalësuar, përfaqësitë tona diplomatike mbeten në komunkim me qëllim të grumbullimit të informatave shtesë për detajet e aksidemtit të trafikyt, për të dhënat e viktimave, si dhe për pjesën e sigurimit të konfirmimit me shkrim për të gjitha detajet e aksidentit” – thonë nga MPJ. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share