SKENARE DESTABILIZIMI
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se zyrtarët e ish-qeverisë po përpiqen të provokojnë një konflikt ndëretnik.
Ai sërish nuk përmend emra, por pretendon se “po bëhet nga elementë që kanë në dispozicion miliona para”.
“Një pjesë e tyre janë zyrtarë të lartë të qeverive të mëparshme, të cilët po përpiqen të mobilizojnë njerëzit në terren, kryesisht për të manipuluar, dhe ajo që më shqetëson veçanërisht, ata po përpiqen të provokojnë konflikt etnik, domethënë të destabilizojnë harmoninë ndëretnike në Maqedonia. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë sepse ata e kuptojnë se nuk mund t’i mobilizojnë njerëzit në asnjë mënyrë tjetër, e vetmja mënyrë është të provokojnë këtë lloj konflikti – ne nuk do ta lejojmë këtë. I bëj thirrje publikut, mediave, qytetarëve që të përmbahen nga çdo provokim. Herët a vonë autorët e provokimeve të tilla do të mbajnë përgjegjësi, por ju lutemi bëni durim”, tha Mickoski pas vizitës së sotme në Drejtorinë doganore.
Rreth kësaj teme sot për herë të parë është prononcuar edhe kreu I PDSH-së Menduh Thaci I cili në stilin e tij të nohur dhe me pak ironi ka deklaruar se duhet të presim të kalojnë 100 ditët e qeverisë e mandej do ta shihni.
“Na duhet një marrëveshje e fuqishme me maqedonasit ku do të jemi të barabartë tërësisht në ndarjen e intersave brenda shtetit të përbashkët ku do të jemi me kushtetutë të njëjtë simbolika do të jetë e nëjtë, flamurin do ta kemi secili të vetin, gjuhën të veten. Maqedonasit tashmë bën pjesë edhe vleni në atë strategji, nu ki ofendoj, se maqedonasit po punojnë në strategjinë e tyre, gjithmonë ta hedhin fajin ty. Kam thënë që nuk do flas, me korrektësi gjersa të bëhen 100 ditë të qeverisjes së tyre, atëherë do të flas dhe do të tregoj se çka na pret në të ardhmen.” – tha Thaçi.
Ndryshe kryeministri Mickoski ka kohë që përmend mundësinë e destabilizimit, duke e lidhur me aktivitetet e planifikuara të BDI në vjeshtë.
Me të njëjtën tezë publikisht doli edhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, por as ai nuk dha më shumë detaje. /tvklan.mk/