Mickoski: Ua kam thënë disa herë, nuk marrim pjesë në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan mickoski edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të partisë së tij për ta refuzuar ftesën e Ministrisë së Drejtësisë për në grupet e punës rreth ndryshimeve kushtetuese. Siç përcjell klanM, Mickoski i quan të kotë grupin punues sepse grupe të tilla duhet të formohen, sipas tij, atëherë kur sigurohen 2/3 e votave.

“Ne nuk do të marrim pjesë në grupin e punës dhe këtë e kemi përsëritur shumë herë në të kaluarën dhe i kemi deklaruar arsyet sepse puna e grupit të punës tani në këtë fazë të parë është krejtësisht e kotë, e shihni se po komentojnë ekspertë të lartë juridikë. Nuk kam nevojë të komentoj, ata komentojnë se ky hap i parë është një përcaktim praktik i nevojës për hapjen e Kushtetutës. Dhe në qoftë se sigurohen dy të tretat, atëherë formohet një komision kushtetues, për të shqyrtuar, hartuar amendamente, por tani është krejtësisht e kotë, duan të politizojnë procesin. Këtu e përsëris publikisht qëndrimin tim dhe nuk do të merrem më me atë temë. VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në punën e komisionit të formuar nga Ministria e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është të punojë në amendamentet që nevojiten për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Mickoski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share