OPOULLI NË ZGJEDHJE DO TË TREGOJË NËSE ZVOGËLOHET POTENCIALI KOALICIONUES
Nga Velesi, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është përgjigjur në pyetjen nëse publikimi I skandaleve të BDI-së zvogëlon kapacitetin koalicionues me partinë shqiptare, sic njofton KlanM, ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe se posedon shumë materiale, sic tha, për zbardhjen e krimit të BDI-LSDM.
“Do të vazhdojmë edhe më tej, besoni, kemi mjaft materiale që ta njoftojmë opinionin maqedonas se kush janë kriminelët politik. A e zvogëlojmë kapacitetin koalicionues, populli do ta thotë në zgjedhje se kush ka e kush nuk ka potencial koalicionimi. Unë jam I bindur se populli ynë është I mencur, di të vlerësojë dhe VMRO-DPMNE-ja do të fitojë nnumër të madh të votave në Maqedoni dhe Qeverinë e ardhshme do ta formojë VMRO-DPMNE-ja” – deklaroi Hristijan Mickoski. /KlanMacedonia/