Shkarkimet në Qytetin e Shkupit, Mickoski pranon se ka përçarje me Arsovskën

Numri një i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në press konferencën e sotme u deklarua edhe për shkakrimet e kuadrove të kësaj paprtie nga Qyteti i Shkupit. SIpas tij jo gjithmonë në jetë  përmbushen pritshmëritë.

Për mua është me rëndësi Shkupi të zhvillohet dhe për këtë edhe mbështetëm kandidat të pavarur edhe në jetë keni momente kur do të shihni se pritshmërit nuk janë ashtu siç i keni pasur ju ato pritshmëri, edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër dhe atëherë thjesht rrugët mundet në jetë të u shkojnë në anë të ndryshme”, deklaroi Mickoski.
Përçarjet mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së vijnë pasi Qyteti i Shkupit shkarkoi Zllatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Uji dhe Kanalizimi”, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski ku më herët patë njoftim nga Qyteti i Shkupit se po i njejti është shjkarkuar nga Qyteti i SHkupit për ndikimnë një procedurë kontestuese tenderore për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 136 milionë euro. Të dy kuadrot e shkarkuara vijnë nga VMRO-DPMNE-së./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share