“TË MBËSHTETET NISMA PËR REFERENDUM”
Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shprehet I bindur se referendumi do të jetë I suksesshëm, por theksoi se pavarësisht rezultatit, madje edhe në rast të mossuksesit, partia që drejton ai nuk do t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese.
“Mënyra e vetme për të parë neës do të ketë dalje është të mbahet referendum dhe të shohim nëse qytetarët janë “për” ose “kundër”. Unë jam I sigurtë se referendum do të ketë sukses. Por, pa marrë parasysh rezultatin, VMRO-DPMNE, në këto rrethana, nuk do t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Hristijan Mickoski kreu i VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE-ja tashmë ka dorëzuar nismën në Kuvend për referendumin obligativ për shfuqizimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë të nënshkruar në vitin 2017.
Ndryshe, për të qenë referendumi I suksesshëm duhet që të dalin 50% e votuesve të regjistruar në vend apo së paku 910 mijë plus një qytetarë të votojnë “për”. /KlanMacedonia/
—