Kryeministri Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Bashkimit Demokratik për Integrim , që denoncoi fushatën e vazhdueshme të diskriminimit etnikk dhe pastrimit institucional ndaj shqiptarëve në administratën shtetërore, forcave të sigurisë dhe shërbimeve shëndetësore. Mickoski e quajti këtë retorikë të dëmshme për qytetarët dhe për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
“Sa më shumë që t’i japim rëndësi kësaj retorike, mendoj se kjo nuk është e mirë për cilësinë e qytetarëve, ata do të jenë gjithnjë e më agresiv. Kjo irriton si partnerët ndërkombëtarë ashtu edhe qytetarët. Në të vërtetë nuk ka nevojë të thjeshtohet çështja tani” – tha Mickoski.
Sipas tij nga puna largohen persona qw keqpwrdoriun detyrwn nw institucionet e shtetit jo se janw pjestarw tw njwrws apo tjetrwws bashkwsi etnike.
“Kemi persona në MPB që kanë qenë pjesë e partive dhe kanë keqpërdorur pozitën e tyre – kanë lëshuar ilegalisht armë dhe dokumente të tjera, por normalisht sipas ligjit janë të sanksionuar. Po ju lutem dhe ju dërgoj një mesazh mediave, retorika prej andej do të intensifikohet edhe mw shumw. Sa i përket kriminelëve, retorika do të jetë gjithnjë e më e ashpër. E para kur të hyjnë në paraburgim dhe në seancat e para gjyqësore, do të jetë edhe më e fortë retorika. Mos mendoni se ka ndonjë retorikë apo ndonjë sens. Kjo është një luftë kundër krimit dhe nuk ka përkatësi etnike apo partiake” – tha Mickoski.
Pergjigja e tij erdhi pasi BDI kishtë reagua duke thënë se në vend që të adresojë këto shqetësime dhe të punojë për të rivendosur paqen dhe bashkëjetesën, Mickoski ka zgjedhur të injorojë këtë fushatë diskriminimi dhe të mbajë qëndrim të ashpër, duke shpërndarë një mesazh që vetëm përshkallëzon tensionet dhe krijon një klië të polarizuar. /tvklan.mk/