Linja e re ajrore nga Treviso deri në Ohër është kërkesa e mërgimtarëve nga Italia për ministrin Çupi

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Diasporë, Dr. Xhemail Çupi,  gjatë qëndrimit në Republikën e Italisë, mes tjerave realizoi takime edhe me mërgatën e vendit tonë. Ato, të organizuar në shoqata aktive i parashtruan kërkesë ministrit Çupi që t’iu mundësohet një linjë e re ajrore e cila do ti ofrojë më afër familjeve të tyre në vendlindje.

Si rrjedhojë, në bazë të nevojave të mërgatës tonë si dhe në bazë të marrëveshjes  për përkrahje financiare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kompanisë WizzAirHungaryLtd të realizuar në vitin 2019 për 8 linja ajrore, ai dërgoi një kërkesë deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve që të gjejë mundësi për të hapur edhe një linjë shtesë ajrore në relacionin Treviso-Ohër, me qëllim që të ju lehtësohen vështirësitë qytetarëve tanë.

Në  qytetin e Trevisos gjegjësisht në rajonin e Venetos  banojnë dhe punojnë rreth 25.000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, ku gjysma e tyre janë nga rajoni jugperëndimor (Dibër, Qendër Zhupë, Kërçovë, Ohër, Strugë, përfshirë dhe komunën Mavrovë-Radostushë). /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share