INTEGRIMI NË BE, POR PRIORITET QYTETARËT
Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij të mbajtur në debatin “Platformë për ardhmërinë – parime ekonomike”, tha se me këtë qeveri, qytetarët nuk kanë ujësjellës, kanalizime, asfalt, nuk kanë shkolla dhe çerdhe. Sipas tij, qeveria vazhdimisht flet për Evropë, ndërsa nga ana tjetër qytetarët në Maqedoni nuk i kanë mundësitë t’i kenë kushtet themelore për jetë. Ai tha se, qasja e tyre, në rast se hynë në qeveri, do të jetë për integrimet e vendit në BE, por prioritet do të jenë qytetarët.
“Ne nuk do të jemi qeveri e cila do të investojë vetëm në komunat ku kryetarët janë nga VMRO – DPMNE dhe koalicionit, por planifikojmë të jemi qeveri e cila do të investojë në gjithë territorin, pa dallim nga cila parti politike është kryetari apo nëse është i pavarur. Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO – DPMNE planifikon që gjatë mandatit katërvjecar të investojë rreth 1 miliardë euro apo 250 milion për cdo vit. Gjysmën e kësaj shume të investojë në vitin 2024 dhe gjithë shumën në vitin 2025. Perceptimi te populli tani është se të gjithë janë të njëjtë, ta ndryshojmë atë perceptim, të mund qytetari të ndjejë përfitimin nga puna e Qeverisë” – deklaroi Mickoski. /KlanMacedonia/