Mickoski: Punonjësit në media mos paguajnë kontribute

VMRO-DPMNE: ME 10 MILION PËR RRITJEN E STANDARDIT TË PUNONJËSVE NË MEDIA

VMRO-DPMNE do të propozojë në Kuvend amendament në Propozim Buxhetin e vitit 2024, me të cilin gazetarëve dhe punonjësve mediatik të lirohen nga sigurimi social dhe shëndetësor. Kështu deklaroi lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski në takimin e sotëm me mediat. Ai shtoi se ky amandament nuk i përfshin vetëm të punësuarit në RTVM dhe në Agjencinë e shtetërore të lajmeve pasi këto dy insatitu8cione marrin para nga buxheti i shtetit.

“Qëllimi është që vitin e ardhshëm të gjithë punonjësit mediatik të lirohen plotësisht nga kontroibutet, të cilat janë 28% e pagës bruto. Në nivel vjetor implikimet buxhetore për këtë masë, me të cilën mbështeten diku 2500 të punësuar në media, do të ishte rreth 10”, ka deklaruar Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka shtuar se nëse pushteti nuk e pranon këtë zgjidhje, pas fitores së VMRO-DPMNE-së, në rishikimin e parë të buxhetit, në muajin korrik do e vendosin këtë masë e cila do të zbatohet deri në fund të vitit 2024 dhe do të vlejë për çdo vit të ardhshëm.

Ai ka shtuar se kjo do u mundësojë pronarëve të mediave që ti rrisin pagat e punonjësve në media. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share