Mickoski: Pas një kohe të gjatë po ndëgjojë diçka të arsyeshme nga Pendarovski

Mickoski: Pas një kohe të gjatë për të dëgjuar diçka të arsyeshme nga Pendarovski, qytetarët të vendosin në referendum se cila do të jetë e ardhmja evropiane e Maqedonisë

“Më duhet të pranoj se për herë të parë pas një kohe të gjatë mund të jemi në të njëjtën gjatësi valore me Pendarovskin, në atë drejtim po mendoj edhe të dal me një formulim të pyetjes para Komitetit Ekzekutiv, por edhe para qytetarëve. . Por pres që Pendarovski pastaj t’i thërrasë partitë tjera politike në Maqedoni nëse kjo është thelbi i çështjes dhe të dalin në referendum”, sqaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së,  Hristijan Mickoski nga Kavadari duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratën e Pendarovskit për formulimin e pyetjes për referendum.

Mickoski shtoi se është befasuar këndshëm nga qëndrimi i Pendarovskit sepse ai është pozitiv për deklaratën për referendumin. Dhe referendumi përfaqëson aktin më të lartë të demokracisë në një vend.

Qytetarët duhet të vendosin nëse duan të kenë një të ardhme evropiane të asimiluar, të bullgarizuar, nën diktim, apo krenare, dinjitoze, kur të krijohen kushtet që në të ardhmen e afërt të ketë një të ardhme evropiane. E ardhmja evropiane dhe dëshira e qytetarëve, por edhe e subjekteve politike, asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje dhe nuk ka pasur dilemë, por vetëm rrugën.

“ Epo, tani, për fat të keq, kjo Qeveri kriminale, për të marrë praktikisht një amnisti të kushtëzuar nga ndërkombëtarët për krimin që bën, nuk e ka problem të shesë dhe të kënaqë disa burokratë në kërkesat e tyre. Por unë mendoj se po ecim në drejtimin e duhur dhe ja çfarë tha Pendarovski në atë drejtim, që t’u jepet mundësia qytetarëve të vendosin se cila do të jetë e ardhmja e tyre evropiane, nëse është ajo që është  ofruar nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, apo krenar dhe dinjitoz”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share