Mickoski: Pas diktatit bullgar qëndrojnë interesat ruse!

“EVROPA TË MOS LEJOJË QË INTERESAT RUSE TË BËHEN REALITET NË BALLKAN”

Pas diktatit bullgar qëndrojnë interesat ruse – tha sot gjatë një aktiviteti partiak në Ohër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të mos lejojnë që interesat ruse të bëhen realitet në Ballkan, përcjellë KlanM.

“Bëj thirrje që Evropa të mos lejojë në shekullin 21 interesat ruse në Ballkan të bëhen realitet dhe të mos ndodh asimilimi I popullit maqedonas. VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë dikattin bullgar. Kërkojmë të respektohen të drejtat e maqedonasve në Maqedoninë e Pirinit njëjtë sikurse me Marrëveshjen e Bledit midis diktatorit komunist jugosllav Titos dhe atij bullgar Dimitrov”, tha Hristijan Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe, sot në Ohër, VMRO-DPMNE ka nis fushatën e re “Është e rëndësishme! Nga ju varen ndryshimet”. Sipas kësaj partie, fushata paraqet bashkimin e cdo zëri të protestës kundër politikave të qeverisë, duke bërë thirrje për mobilizim dhe masovitet, pas sic u tha, nga populli varen ndryshimet./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share