Mickoski: Ofrojmë pesë profesionistë për të siguruar zgjedhje të besueshme!

“TA KONSOLIDOJMË VOTËN KUNDËR QEVERISË, TË FITOJMË 61 DEPUTETË”

Pesë zyrtarët e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë Teknike janë profesionistë, që duhet të sigurojnë process të besueshëm zgjedhor dhe të mbrojnë votën dhe vullnetin e popullit – tha Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një debati partiak.

“Kemi një ekip prej 5 profesionistëve, për të cilët jam I bindur se në këto 100 ditë do të japin gjithcka nga vetja për të siguruar process kredibil zgjedhor, kurse me punën e tyre do të dëshmojnë se nuk janë të njëjtë, kurse ne më 8 maj do t`I gëzohemi presidentit të ri të VMRO-DPMNE-së dhe fitore me shumicë në parlament” – tha Mickoski.

Mickoski ka theksuar se qëllimi primar I VMRO-DPMNE-së është që ta konsolidojë votën kundër qeverisë, sic tha, me qëllim që të fitojnë 61 deputetë, për ta transformuar Maqedoninë.

“Këtë do ta bëjmë duke treguar dicka ndryshe, ashtu sic e tregojnë 42 kryebashkiakët e VMRO-DPMNE-së. Këtë duhet ta bëjmë këto 100 ditë. Ta konsolidojmë votën e koalicionit dhe të fitojmë 61 deputetë, kurse në këtë mënyrë do të hapet rruga jo vetëm për reforma, por për transformim të Maqedonisë. Në një mandat 4 plus 4 të të bëjmë transformimin e plotë të Maqedonisë” – deklaroi Mickoski.

Kandidati për Ministër të Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, është zotuar se MPB-ja do të jetë në shërbim të qytetarëve, kurse do të propozojë ndryshime në Ligjin për dokumentet e udhëtimit.

“MPB-ja në periudhën e ardhshme do të bëjë maksimumin që të sigurojë luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nga njëra anë dhe nga ana tjetër të jetë në shërbim të qytetarëve. Atë që e shohim në pjesën e cështjeve administrative është sjellja e turpshme e personave në pozitat kyçe vecanërisht në pjesën e dhënies së dokumenteve personale” – tha Toshkovski.

Këto komente u bënë gjatë debatit partiak me titull “Platforma e së ardhmes” me temë “Me rëndësi është të kemi zgjedhje të drejta”.

Ndryshe, në Qeverinë Teknike VMRO-DPMNE-ja ka propozuar Pançe Toshkovskin si kandidat për Ministër të Brendshëm Teknik, Gjoko Velkovskin, kandidat për Ministër Teknik për punë dhe politikë sociale, Elena Petrovën, kandidate për Zv/Ministre plotësuese për Financa, Cvetan Tripunovskin kandidat për Zv/Ministër plotësues për Bujqësi dhe Stefan Andonovskin Zv/Ministër plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share