VMO DPMNE ka vazhduar të kërkoj dorëheqjen e gjykatësit Pajazit Pajazit për shkak të arratisjes s ëish ushtarit të UCK-së Blerim Ramadani. Ndërkohë kanë akuzuar se pas arratisjes së tij qëndron edhe kreu I BDI-së Ali Ahmeti . Ai ka pyetur nëse është e vërtët se me urdhër të Ali Ahmetit drejtuar gjykatësit Pajazit Pajazit është munduar arratisja e Ramadanit. Mickoski thotë që Pajaziti është gjykatës I preferuar I LSDM-së dhe BDI-së. Kërkon reforma në gjyqësor.
Kryeministri Hristian Mickoski e quan gjykatës të preferuar të LSDM -së dhe BDI-së Pajazit Pajazitin. Mickoski pret që Këshilli Gjyqsorë të merr masat e duhura ndaj tij.
“Ai është gjykatës i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe e ka dëshmuar veten me vendimet e tij në të kaluarën. Pajazit Pajaziti është një gjykatës i cili në të kaluarën ka bërë shumë gjykime të tilla të cilat janë të diskutueshme. “Dhe ia lë Këshillit Gjyqësor që të vendos se çfarë do të bëjë më pas me karrierën gjyqësore të gjyqtarit Pajazit Pajaziti”, tha kryeministri Mickoski.
Sipas Kryeministrit Mickoski situata në drejtësi është katastrofale dhe duhen reforma urgjente – Mickoski nuk heq dorë nga ideja e shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.
“Ende mbaj qëndrimin se duhen reforma në drejtësi. Besimi është kataklizmik. Programi ynë është shpërbërja e Këshillave sepse janë partiakë. Nëse hapet një debat, ne jemi të hapur për të dëgjuar nga të gjithë. Nëse duhet bërë një mozaik idesh, thjesht për të pasur një shtet ligjor. Nëse kemi grupe kriminale, njerëz të korruptuar, ata shkatërrojnë integritetin. Ne do të vazhdojmë konsultimet deri në fund të gushtit dhe mund të vazhdojmë nëse është e nevojshme”, deklaroi Mickoski.
Mickoski u shpreh i hapur për debate, propozime dhe ide, vetëm që Maqedonia sipas tij më në fund të bëhet shtet juridik. Për këtë problematic dje Mickoski u takua me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ku përsëriti qëndrimet e njejta.. Ndërkaq, Dameva tha se institucioni mund të reformohet përmes zbatimit të rekomandimeve nga Raporti i Misionit Vlerësues dhe organet gjyqësore dhe ekzekutive të mos shihen si rivalë, por përkundrazi si bashkëpunëtorë. /tvklan.mk