Mickoski: Nuk e di cili institucion është përgjegjës për tabelat, por atë veprim e kanë bërë ata që duan destabilizimin e vendit!

Në pyetjen e gazetarit të Klan Maqedoni rreth çështjes së vendosjes së tabelave pa gjuhën shqipe në ‘Bllacë’, kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendosja e tabelave ku nuk figuronte gjuha shqipe është pjesë e planit për destabilizim.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, që ta destabilizojnë shtetin dhe nuk kanë sukses”,deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share