Mickoski: Nga e hëna aksion kundër prokurorëve dhe gjykatësve – Kocevski: Do të vazhdoj të punoj profesionalisht!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se nga dita e hënë do të filloj aksion kundër prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar.

Ai theksoi se nuk do të funksionojnë si “estradë” dhe të nënçmohen individë, nuk do të angazhohen njësi speciale policore gjatë implementimit të planit i cili do të fillojë të zbatohet nga e hëna.

“Mendoj se e keni parasysh se nuk funksionojmë si estradë dhe sigurisht se nuk do të them unë tani, siç bëhej në të kaluarën, para kamerave apo para mediumeve dhe të sjellë njësi speciale policore, të nënçmoj njerëz, individë etj. Kemi plan, nga e hëna fillojmë me implementimin e planit. Mjaft kishte pritje, pritëm, dhamë mundësi, mjaft ishte. Është e dukshme se janë gjithnjë e më të ashpra sulmet, përnjëherë diarre, dhumbje barku, dhimbje koke, ankth, temperaturë etj., kur duhet të nënshkruhet dekreti i fundit në mënyrë që të zbatohet drejtësia tek disa prokurorë të caktuar, për fat të keq”, deklaroi Mickoski.

Një prokuror ka pasur virus dhe ka anuluar vetëm një takim me organet e MPB-së, tha prokurori publik , Ljupço Kocevski, duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Nëse bëhet fjalë për atë rast, ka qenë para nja njëzet ditësh kur prokurori në fjalë ishte me virus dhe nuk mundi të vinte në takimin e caktuar. Ai e ka shtyrë për katër deri në pesë ditë dhe prej atëherë e deri më tani ka mbajtur disa takime me autoritetet e MPB-së për koordinim të mundshëm për raste të caktuara. Është një çështje nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit”, tha Kocevski.

Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë ligjërisht dhe me ndershmëri dhe nuk komenton deklarat politike tëe kryeministrit.

“Unë do të vazhdoj të punoj në mënyrën profesionale, ligjore dhe të ndershme dhe gjithçka që është në kompetencën time, që do të thotë se nuk mund të komentoj deklaratat e tjera politike. Nëse eventualish kam gabuar, kushtet janë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike për shkarkimin eventual të prokurorit publik”, tha Kocevski. 

Kujtojmë që kryeministri Mickoski ditët e fundit thuajse në çdo paraqitje pubike nuk heq nga goja prokurorët dhe gjykatësit madje edhe duke i kërcënuar.

Cak i akuzave ishin Këshilli Gjyqësor i udhëhequr nga kryetarja Vesna Dameva dhe prokurori publik i shteti Ljupço Kocevski, i cili për Mickoskin është përgjegjës për mosprovimin e tyre për krimet e bëra. /tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share