Mickoski: Në Blagoevgrad për t`i mbështetur maqedonasit në Bullgari

LSDM: VMRO-DPMNE TË KËRKOJË FALJE PËR GËNJESHTRAT PËR GJUHËN MAQEDONE

Mungesën e krerëve shtetëror në hapjen e klubit të maqedonasve në Bllagoevgrad të Bullgarisë, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e ka vlerësuar si humbje të mundësisë për demostruar unitet kombëtar. Mickoski tha se ai dhe VMRO-DPMNE-ja nesër do të jenë në Bllagovegrad.

“Ishte një mundësi e mirë për të treguar unitet dhe për t`u dhënë mbështetje maqedonasve nga pjesa e Pirinit në Bullgari. Unë do të shkoj nesër për më shumë vetëbesim për njerëzit tanë atje dhe planifikojmë që edhe mëtej t`i mbëstesim në mënyrë intensive. Më vjen keq për mospjesëmarrjen e kreut shtetëror dhe që vendosën t`u shërbejnë interesave të huaja e jo popullit të tyre”, deklaroi Hristijan Mickoski-kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por, socialdemokratët presin nga VMRO-DPMNE-ja që të kërkojnë falje, sic thonë, për gënjeshtrat e plasuara për gjuhën maqedone. Sipas LSDM-së, me nënshkrimin e Marrëveshjes për FRONTEX në gjuhën maqedone, është bërë një hap historic drejt integrimeve në BE.

“Nëse nuk kanë mirësi që të urojnë për suksesin, sikurse nuk uruan për anëtarësimin në NATO, të paktën le të kërkojnë falje nga qytetarët. Le të kërkojnë falje për shkak se me muaj I gënjenin, që organizuan protesta të dhunshme dhe nxitnin qytetarët të bëjnë incidente dhe t`u kërcënohen deputetëve”, deklaroi Darko Kaevski-LSDM.

Paralajmërimi për hapjen e klubit maqedonas në Bllagoevgrad të Bullgarisë shkaktoi tensione në Shkup dhe Sofje. Në hapjen e klubit nuk do të marrin pjesë Presidenti Stevo Pendarovski, Kryeministri Dimitar Kovaçevski por as edhe delegacion nga LSDM-ja. Ministri I Jashtëm Bujar Osmani ka deklaruar se bëhet fjalë për një nismë kontestuese që nuk është në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë midis dy vendeve./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share