Zgjedhjet – zgjidhje e vetme nga kriza
Edhe kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski dëshiron që ta sheh Maqedoninë e veriut në Bashkimin Evropian, por jo duke ndryshuar kushtetutën nën diktat bullgar siç thotë ai.
Edhe sot, Mickoski nuk dha shumë detaje për takimin me përfaqësuesin e posaçëm për Ballkan, Gabriell Eskobar, por tha që e kanë informuar për qëndrimin e tyre, për shkak që sipas tij, ai ka qenë i keq informuar nga pushteti.
“Kjo qeveri që ka besueshmëri zero po i keqpërdor përfaqësuesit ndërkombëtar ku bëjnë pjesë edhe SHBA-ja me informata të rrejshme dhe disa nga këto informacione të rrejshme e kishim patjetër që ti debrifojmë gjatë takimit me Z. Eskobar dhe ambasadoren Ageller”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Mickoski thotë që e kupton shqetësimin tek përfaëqsuesit ndërkombëtar për Maqedoninë, por ai është më i brengosur sepse jeton në këtë shtet. Sipas tij zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje e vetme për daljen e vendit nga kriza. /KlanMacedonia
https://youtu.be/pfhEumJMFZk