Mickoski mbledh partnerët e koalicionit – i jepet “dritë jeshile” për negociatat për Qeverinë e re!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka takuar Kryetarët e partive që janë pjesë e koalicionit “Maqedonia Jote”.

Sic thueht në një komunikatë partiake, ëhstë konstatuar se koalicioni ka arritur rezultat të suksesshëm dhe historik që krijon përgjegjësi për përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.

Mickoski ka marrë mbështetje nga kryetarët e partive të koalicionit për të nisur negociatat për qeverinë e re.

Sipas Konkluzave të takimit, negociatat duhet të zhvillohen në bazë të postulateve për zhvillim ekonomik të Maqedonisë, luftës së pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe integrimeve evropiane në bazë të parimeve dhe vlerave. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share