Kryeministri Hristijann Mickoski ka theksuar se mbështetja e tij për qytetarët është prioritet, por shpjegon se nuk mban anën vetëm të qytetarëve për bojkot, duke I anashkaluar komunitetet e bizneseve. Për të si qytetar, është e papranueshme që çmimet e produkteve të jenë më të larta se ato në shtetet fqinje, duke vënë në pah se në disa raste, produktet mund të jenë deri në tre herë më të shtrenjta se sa në tregjet e vendeve përreth.
“Ne i dhamë një shans dialogut dhe do t’i japim një shans dialogut në të ardhmen. Duhet të ketë dialog për të gjetur një zgjidhje dhe ky është një mjet që ne e përdorim dhe do ta përdorim dhe këtu nuk ka asnjë dilemë, por në të njëjtën kohë, gjatë debatit në parlament dje, gjatë pyetjeve parlamentare, zbulova disa fusha të tjera që gjithashtu ndikojnë negativisht tek qytetarët dhe më duhet të pranoj që një nga një operatorët ekonomikë që abuzojnë me pozitën e tyre në treg dhe për mua si qytetar, le të abstragojmë nga politika, flas si qytetar, nuk është logjike që tregjet në vendin tonë të jenë me çmime të njëjta ose më të larta se në tregjet e shteteve fqinjë. Gjithashtu, të njëjtat medikamente mund të jenë dy deri në tre herë më të shtrenjta se ato të shteteve fqinje”, thotë kryeministri i Maqedonise se Veriut, Hristijan Mickoski.
Nga ana tjetër, Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, u shpreh se bojkoti i marketeve nuk duhet të jetë vetëm regjistrim I problemeve por një bisedë serioze për të çuar deri në zgjidhje të problemit.
“Mendoj se këto forma dhe metoda të reja të aktiviteteve të tilla që po zhvillohen në rrjetet sociale do të bëhen të përditshme dhe ne duhet t’i respektojmë dhe mbështesim, por duhet të jetë shenjë e një bisede serioze që do të çojë në zgjidhje dhe jo vetëm regjistrimin e problemeve”, thotë Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut
Vala e pakënaqësisë së qytetarëve për rritjen e çmimeve të produkteve u përhap kur qytetarët kroatë bojkotuan dyqanet për një ditë javën e kaluar. Kjo uli fitimet të zinxhirëve të shitjes me pakicë me 40%. /tvklan.mk