Mickoski: LSDM – hyzmeqare e mjerë e Ali Ahmetit

VMRO e Hristijan Mickoskit realizoi sot takim me qytetarë në Kërçovë, prej ku kreu i kësaj partie ka lëshuar një sërë akuzash për kundërshtarët politik, përcjell KlanM.

Mickoski i quajti Kovaçevskin dhe bashkëpartiakët e tij si shërbëtorë të BDI-së dhe Ali Ahmetit.

“Ne nuk luftojmë vetëm kundër kësaj qeverie të BDI-së e të përkrahur nga partneri i tyre më i vogël i koalicionit, LSDM. Të vegjëlit. Ata janë hyzmeqarët e vegjël. Hyzmeqarë të mjerë të vegjël që i shërbejnë Ali Ahmetit”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski mes tjerash deklaroi se edhe partia e tij në të kaluarën ka bërë gabime dhe për to kërkoi falje./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share