Komisioni i mbrojtjes debaton për vazhdimin e gjendjes së krizës

KRIZA ENERGJETIKE: PËRPLASJE POZITË – OPOZITË NË KUVEND

 Kriza energjetike sërish ka përplasur pushtetin dhe opozitën.  Kjo e fundit akuzoi se qeveria nuk ka përgatitur skenarë sa i përket krizës energjetike nga qeveria thonë se në vendin tonë ka treg të rregulluar dhe të liberalizuar.

Komisioni parlamentar për Mbrojtje ka vazhduar sot debatin për propozim vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për gjendjen e krizës në territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjen në tregjet e energjisë elektrike. Gjatë debatit, opozita sërish ka akuzuar pushtetin për menaxhim jo të mirë krizën energjetike. Deputeti i partisë GROM, që është pjesë e koalicionit të VMRO – DPMNE-së, Lupço Prenxhov, akuzoi se qeveria nuk ka përgatitur skenarë sa i përket krizës energjetike, si dhe nuk ka të dhëna sa energji elektrike harxhon shteti në ditë, sa kanë borxhe institucionet publike dhe  nuk ka të dhëna kush do t’i paguaj dhe kur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk ka të dhëna prej nga do të merren paratë nëse kemi skenar me çmim mbi 1000 euro në bursë. A është shtet serioz nëse harxhohen miliarda pa të paktën tre skenarë të përgatitur llogaridhënie para neve deputetëve dhe qytetarëve. Nuk ka asnjë numër! Qeveria nuk ka projeksione sa përafërsisht do të kushtonte rryma në nëntor, dhjetor, janar, shkurt. Nuk ka skenarë pesimist, as optimist. Si ta miratojmë atë ne këtu”, DEKLAROI Lupço Prenxhov, deputet i GROM-it.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi i është përgjigjur kritikave të Prenxhovit, duke thënë se për dy vite e gjysmë sa është në qeveri, gjatë gjithë periudhës përballët me sjellje joracionale të opozitës.

“Në shtetin tonë ka treg të rregulluar dhe të liberalizuar. Në tregun e rregulluar 70 mijë shfrytëzues nga bizneset, sektori privat që janë shfrytëzues të vegjël dhe të cilëve u është e garantuar energjia elektrike me çmimin që është dhënë nga KRRE. Çfarë mundet më shumë se aq? Ato momentalisht paguajnë tre herë më pak energji elektrike nga çmimi i bursës. Këtë mund ta bëjmë dhe e kemi bërë. Jo sepse atë e e kërkon sot, e kemi bërë më 1 korrik me rregullimin e çmimit të energjisë elektrike. Ajo është në ligjin, por ashtu edhe është vendosur”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Ndërkohë, seanca e sotme plenare u ndërpre rreth gjysmë ore pas fillimit, sepse komisionet amë ende nuk kanë përfunduar punën për katër pikat e para të rendit të ditës, mes të cilave edhe propozim vendimi për miratim të vazhdimit të afatit të gjendjes së krizës në furnizimin me energjinë elektrike të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike./KLanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share